Protestat për vrajsen e të riut, Oriola Pampuri: Policia e Shtetit ka dështuar
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka folur rreth protestave, të cilat u zhvilluan për vrasjen e të riut Kodian Rasha nga një efektiv i reparti “Shqiponja”, vetëm pak metra nga shtënia e tij në Laprakë.
Ajo tha në Euronews Albania se kjo protestë ishte qytetare dhe nuk kishte organizim politik. Sipas saj, PD-ja e ka mbrojtur kauzën, por shtoi se beteja kryesore e selisë blu është largimi i kryeministrit Edi Rama më 25 prill.
Gjatë intervistës në Euronews Albania, znj. Pampuri tha se protestat kanë ardhur si kundërpërgjigje për dështimet e qeverisë Rama.
‘Është protestë qytetare e udhëhequr nga qytetarët. PD mbrojti kauzën. Protestat ishte qytetare, dhe PD nuk u distancua, por kauza e PD-së është largimi i Edi Ramës më 25 prill, e gjithë ajo revoltë është kundërpërgjigje ndaj zhgënjimeve. Aty ka pasur adoleshentë, minorenë, por edhe të rritur që e mbështesin këtë kauzë”, tha ajo.
Mes tjerash, ish-deputetja e Partisë Demokratike theksoi se ngjarja e fundit për vrasjen e të riut dëshmon se Policia e Shtetit ka dështuar.
“Ne të gjithë duhet te kemi një besim te Policia e Shtetit, por sjellje si këto na bëjnë të ndjejmë zhgënjim. Rasti i fundit tregon se Policia e Shtetit është e dështuar. Me keqardhje këtë e pranoj, por Policia është e dështuar. Ata që dhunojnë të mitur e minoren, me thënë të drejtën në një shtet normal nuk duhet të ndodhte”, tha ajo.
Ndiqni të plotë diskutimin:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania