Pse po bie euro? Flet ministrja e Financave: Ja zgjidhjet që kemi gjetur
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj foli në lidhje me zhvlerësimin e euros në vendin tonë.
E ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ajo tha se kanë zhvilluar takime me shoqatat që preken më shumë nga ky fenomen dhe janë në bisedime për të gjetur zgjidhje.
Më tej ajo tha se kanë marrë masa që përshpejtimi i rimbursimit të TVSH-së të jetë në një kohë sa më të shkurtër.
“I kemi ndjekur me seriozitet të gjitha ecuritë e kohëve të fundit në lidhje me forcimin e lekut apo zhvlerësimin e euros apo efektet që kjo ka pasur në ekonominë tonë. Jemi takuar me shoqatat që kanë qenë të prekura nga zhvlerësimi i euros dhe jemi munduar bashkarisht për masat që mund të marrë qeveria për të gjetur zgjidhje. Ne vijim të takimeve që kemi pasur, kemi vendosur që të marrim masa për të qenë sa më pranë eksportuesve. Kemi marrë masa në mënyrë që përshpejtimi i rimbursimit të TVSH të jetë në një kohë sa më të shkurtër. Jemi të shqetësuar për këtë kategori biznesesh por dhe për ecurinë e tyre për vitet e ardhshme sepse dalin në humbje. Shpenzimet janë në lekë dhe të ardhurat janë në euro. Kjo do të thotë se të ardhurat janë më të ulëta në krahasim me shpenzime”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rusia sulmon një qytet në Harkiv të Ukrainës, plagosen 31 persona
- Deputeti i PDK: Do ketë revolta popullore, s’ka tolerancë, po shkatërrojnë Kosovën
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar