English

Pse Rusia po e pushton Ukrainën dhe çfarë kërkon Putin?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin ka bërë që marrëdhëniet midis Moskës dhe Perëndimit të kthehen në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë dhe të rikthejnë luftën në zemër të Evropës.

- Advertisement -

Ofensiva, e cila tani po i afrohet kryeqytetit Kiev, e shoqëruar me sulme me raketa dhe sulme ajrore, është përpjekja e tij më e drejtpërdrejtë për të rivizatuar hartën globale të sigurisë dhe për të rikthyer sferën e ndikimit të Rusisë në ditët e Bashkimit Sovjetik dhe Paktit të Varshavës, më shumë se 30 vjet më parë, shkruan Washington Post.

SHBA ka premtuar një sërë sanksionesh të reja nëse forcat ruse futen në Kiev, duke goditur objektivat ushtarake dhe civile. Trupat ruse kanë arritur të pushtojnë centralin bërthamor të Çernobilit, ku ruhen dhe monitorohen mbetjet bërthamore.

Por ndikimi i Putin nuk mund të nënvlerësohet: Rusia është furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror.

Të premten, kishte shenja se mbyllje e negociuar e konfliktit mund të ishte e mundur pasi Kremlini ra dakord për bisedime me qeverinë ukrainase dhe tha se ishte i gatshëm të dërgonte një delegacion në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte ofruar më parë të takohej me Putin për bisedime.

“Le të ulemi në tryezën e bisedimeve për të ndaluar vdekjen e njerëzve”, tha ai në rusisht në një video të publikuar në kanalin e tij Telegram.

Pse Rusia e pushtoi Ukrainën  

Putin thotë se objektivi kryesor është të mbrojë rusishtfolësit në Ukrainë, veçanërisht ata në dy republikat e vetëshpallura të Donetsk dhe Luhansk, të cilat u shkëputën nga kontrolli ukrainas në vitin 2014. Ai e quajti këtë lëvizje “de-nazifikimi”. Një veprim që disa analistë politikë e shohin si përpjkje të Putin për të krijuar idenë se politikanët ukrainas janë marioneta të Perëndimit.

Moska ka siguruar qindra mijëra pasaporta për njerëzit që jetojnë atje, duke i dhënë asaj një pretekst për të mbrojtur interesat e veta në zonë.

Ukraina ka mohuar pretendimet e Moskës se po përpiqet të rimarrë me forcë territorin ose është në një farë mënyre nën kontrollin e neonazistëve.

Zelensky, lideri ukrainas, është me origjinë hebreje dhe në një fjalim drejtuar popullit rus para pushtimit, tha se tetë milionë ukrainas vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe se gjyshi i tij shërbeu si oficer sovjetik gjatë konfliktit.

Më e rëndësishmja, Putin i konsideron Ukrainën dhe Rusinë si të pandashme, “një popull, një tërësi e vetme” dhe e sheh me dyshim të thellë integrimin e saj më të ngushtë me Perëndimin dhe veçanërisht aspiratën e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Në vend të kësaj, ai ka vënë në dyshim të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar, duke përmendur një gjuhë të ngjashme dhe një histori dhe kulturë të përbashkët; Ukraina ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik përpara rënies së tij në fund të Luftës së Ftohtë në 1991, pas së cilës Rusia humbi shumë nga fuqia dhe prestigji i saj ekonomik.

Gjeografia gjithashtu luan një rol. Ukraina ndodhet në krahun perëndimor të Rusisë, ku historikisht, ka qenë më e ndjeshme ndaj sulmeve.

Çfarë po bëjnë NATO dhe Perëndimi për t’iu përgjigjur Rusisë?

Foto ilustruese

Deri më tani, përgjigja e Perëndimit ka qenë kryesisht e kufizuar në sanksione. Masat fillestare të përcaktuara nga presidenti Biden dhe qeveritë evropiane ishin modeste në fillim, por u rritën ndjeshëm ndërsa Rusia po përgatitej për një pushtim në shkallë të plotë.

Një masë e rëndësishme: Gjermania bllokoi tubacionin e gazit natyror Nord Stream 2.

Administrata e Biden bëri me dije se do të vendoste sanksione të reja mbi projektin pasi Berlini tha se nuk do t’i jepte dritën jeshile tubacionit, i cili pompon gaz natyror nga Rusia në Gjermani, një klient i madh.

Japonia, Australia dhe Kanadaja gjithashtu njoftuan se do të vendosin sanksione kundër Rusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×