English

Pse Shqipëria humb në arbitrazh?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishin gjyqet e qeverisë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit.

- Advertisement -

Kontraktorët e huaj që vijnë në Shqipëri kanë një armë të fuqishme në duart e tyre. Ata vijnë me një zyrë juridike që i këshillon gjatë gjithë kohës, që në çastin e lidhjes së kontratës. Ky është avanatazh për ta, sepse edhe në rast se shteti shqiptar ka të drejtë në zgjidhjen e kontratës, mosnjohja e procedurës, mosndjekja e procedurës, mosnjohja e realitetit të kontratës apo mosmarrja e asistencës juridike, kthehet në disfavor, cka ul ndjeshëm shanset e vendit të fitojë cështjet. Këtë e dëshmon edhe historiku i tyre, ku në në 9 vendime të dhëna 5 janë të humbura për vendin.

Fatos Lazmi ish-anëtar i Gjykatës së Arbitrazhit në Paris deklaroi për Money: “Nëse ne kemi humbur, me çëhtjen e menaxhimit dhe zbatimit të kontratës, tashmë nuk duhet të humbim kohë dhe energji me cështjen e përfaqësimit.

Shqipëria ka tentuar ta bëjë, jo në të gjitha rastet. Nuk mund të them me bindje apo me garanci të plotë që nuk ka tentuar ta bëjë por rastet janë të tilla që diktojnë shtetin të jetë i vëmndshëm në përzgjedhjen e firmave ligjore që i përgjigjen natyrës së mosmarrëveshjeve konkrete.

Nëse nuk i bëjmë këto hapa, rrezikojmë shumë dhe do na duket vendimi i Bechetit ndër vendimet më të lehta në raport me atë cka në pret, jo përs shumën që përfaqëson por për serinë e vendimeve që pritet të dalin pas këtij momenti”

Ish-avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Ledina Mandia u shpreh: “Në qoftë se procedurat nuk do të jenë korrekte sipas ligjit. Në qoftë se sjellja do të jetë arrogante, abuzive dhe paragjykuese nga instituicionet shtetërore, kuptohet që do të përballesh me një faturë financiare në arbitrazh. Konsulenca, qoftë juridike, ekonomike, teknike, inxhinerike, është e duhura dhe në momentin që ndodh ballafaqimi me mosmarrëvheshjen do të duhet të mendohet mirë, në momentin që kalon në etapat e tjera të arbitrazhit”.

Por fatura që duhet të paguajmë për kapriçio të qeverive që ikin e vijnë rritet edhe për shkak të elementeve të tjerë që janë zbuluar rishtaz me emërime partiake në zyra shteti dhe studiove ligjore gati amatore në mbrojtjen e interesave të vendit.

Zef Preçi, Drejtori Ekzekutiv, i Qendrës Për Kërkime Ekonomike u shpreh: “Ndryshimet e shpeshta në stafet përfaqësuese të shtetit; pajtimi I kompanive të huaja të konsulencës mbi baza qokash politike e të tjera si këto kanë kompromentuar rëndë rolin e mbrojtësit të interesave publike dhe në të njëjtën kohë duhet pranuar që edhe në vendet e tjera të rajonit përgjithësisht një numër i madh vendimarrjesh, kanë shfaqur dy tendenca kryesore. Nga njëra anë, janë mbështetur në ligje specifike, çka do të thotë që në ndryshim nga koncepti primar i konkurrencës, janë përdorur ato që njihen ndryshe si vendimarrje strategjike, që në disa raste përkthehet në interesa korruptive. Së dyti, duhet thënë që gjatë kësaj periudhë vendi është përballur me rritjen e presionit ndërkombëtar për të adoputar konventat ndërkombëtare.

Ish-avokatja e Përgjithshme e Shtetit, Ledina Mandia, e vendosi theksin te parandalimi i dëmit.

“Çështje më vete është edhe cështja e përfaqësimit, cka do të thotë se ne momentin që kontrata nuk është ndjekur si duhet në zbatimin e saj, kuptohet që nuk ka një dalje të duhur apo heqje licence, sipas formës së kërkuar nga ligja do të thotë se duhet  të ketë një seri veprimesh që duhet të bëhen nga specialisë me investitorët në lidhje me gjetjet, sa i takon shkekjet  nga ana e tyre dhe pastaj të arrihet në momentin final që mund të jetë prishja e kontratës. Pra, e duhura është të parandalosh një dëm që mund të vijë nga arbitrazhi”, tha ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?