Pse s’ka negociata Rusi-Ukrainë? Eksperti i sigurisë: Ja sa do vijojë lufta
Eksperti i sigurisë Avenir Peka thotë se Rusia dhe Ukraina nuk ulen në negociata se nuk ka ardhur koha për ta bërë një gjë të tillë.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Peka u shpreh se ulja në negociata do të thotë që palët të firmosin për çfarë është arritur në terren ose mundësia e dytë është që lufta të vazhdojë pa mbarim derisa njëra palë të dorëzohet.
Sipas tij, fakti që Rusia i ka shpallur luftë fqinjit të vet, një kombi me të cilin ka të përbashkët shumëçka, që nga gjuha deri tek kultura, është dështim spektakolar në aspektin gjeostrategjik për të.
“Rusia është më pak dhe më shumë nga ç’e mendojmë. Ka avantazhe që s’i kanë kombet e tjera por edhe disavantazhe. Fakti që është futur në luftë me një komb me të cilën ndan shumë gjëra, do të thotë dështim spektakolar në aspektin gjeostrategjik për Rusinë”, tha Peka.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:15 Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës
- 13:52 Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
- 13:41 Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së
- 13:37 Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
- 13:34 Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen