“Pse u pickove”, debat mes Kokës dhe Manjanit: Opozita është shumë e dobët
Juristi Ylli Manjani dhe gazetari Bledian Koka të ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania kanë folur lidhur me opozitën teksa pati edhe një debat mes tyre. Manjani gjatë fjalës së tij u shpreh se opozita është shumë e dobët dhe nuk arrin dot të fitojë zgjedhjet duke shtuar se edhe një person në kërkim bën më shumë vota se PD.
“Po përpiqem të them që narrativa me mundësinë politike nuk përputhen fare. Janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe kjo opozitë ka ardhur në degradim gjithmonë e më shumë, duke treguar se është më e paaftë dhe sesa një person që dyshohet për krimet, një person kërkim i cili bën më shumë vota se PD-ja.
Kjo është ajo që po përpiqem të them dhe ti nuk mund të quravësh që m’i mori votat ai. S’ke takat të marrësh vota, s’bën për atë punë. Fare thjeshtë. Nuk të ndihmon Europa ty, as IBAR-i, as Amerika, as SPAK, as njeri. Ti nuk mund të kërkosh largimin e kundërshtarit me të tjerë”, tha ai ndër të tjera.
Kjo deklaratë solli debat, teksa Koka u shpreh se opozita nuk është bandë kriminale dhe se refuzon mendimin që një parti politike të kthehet në një bandë kriminale për të fituar zgjedhjet. Sipas tij opozita është më e dobët se një bandë kriminale pasi ato janë aleate me partinë në pushtet.
“Ti po thua këtë gjë, që Partia Demokratike është më e dobët se një bandë kriminale, patjetër. Sepse banda kriminale është aleate me partinë në pushtet dhe është aleancë më e fortë se gjithë vokacioni i opozitës.
Bandat kriminale kur përfshihen në zgjedhje e diktojnë rezultatin, ka ndodhur në Meksikë, në Kolumbi se ne jemi vend homolog i këtyre vendeve. Nëse ti mendon ky është një vend normal dhe PD ka dështuar të jetë si PS, aleate me bandat kriminale, turp t’i vijë Partisë Demokratike që s’është kriminale”, tha ai nder të tjera.
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos