Pse u rrit kredia nga 760 mijë lekë në 4.8 mln? Eksperti sqaron rastin e Pal Trashaj
Eksperti financiar, Emin Barçi ishte mëngjesin e kësaj të enjteje në “Good Morning Albanians” ku foli për rastin e Pal Trashaj.
63-vjeçari vendosi ti japë fund jetës në dyert e SPAK ku edhe piu fostoksinë, e arsyeja për këtë ishte se kishte humbur pasurinë për shkak të mikrokredive.
“Di të them që zotëria kishte marrë dy kredi. Një over-draft në një bankë dhe një kredi në një institucion financiar të kohës. Flasim për korrikun dhe për gushtin e nëntorit 2008. Në atë kohë vlera e disborsuar ka qenë 40.000 dhe 550.000 lekë. Nuk e dimë çfarë ka ndodhur. Zotëria ka bërë një kërkesë në Bankën e Shqipërisë, ka çuar për dijeni në fakt, një shkresë BKT-së, ministrisë së Drejtësisë, e për dijeni Bankës së Shqipërisë, ku ai nuk merret me çështjen që e kisha kaq e ma çuan kaq, por ai kërkon BKT-së dhe ministrisë së drejtësisë që të pezullojnë veprimet përmbarimore”,-tha Barçi.
63-vjeçari, i cili njihej si historian në qytetin e tij, prej vitesh ka denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë. Mësohet se Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë (të vjetra).
Kredinë e kishte blerë te një firmë e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën që Trashaj merrte nga puna. Ai kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës.Trashaj argumentonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 19:20 Ben Blushi: Odisea i Matt Damon dhe Odisea i Bekim Fehmiut
- 19:13 Trump pret në Shtëpinë e Bardhë edhe kryeministrin izraelit: Takimet ishin pozitive dhe produktive
- 19:06 Shqipëria i përgjigjet thirrjes së OBSH për eleminimin e Hepatiteve B dhe C
- 18:50 Zbulimi i ri: ADN-ja ndikon në mënyrën si zhvillohet kanceri
- 18:48 E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë
- 18:43 Raporti i ECDC-së: Hepatiti viral, alarm në Europë – rreth 5 milionë persona të infektuar