Pse u tërhoq Rai 3? Çani: Rama do i hipë avionit, do i shkojë live në studio
Gazetari Arjan Çani tha në emisionin Now në Euronews Albania se nuk përjashtohet mundësia që kryeministri Edi Rama të shkojë vetë në Itali dhe të japë intervistë për Rai 3, televizionin që publikoi dokumentarin ku implikohej emri i tij në marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Çani u shpreh se reagimet e deritanishme të Ramës janë thjesht retorikë, pasi atij, ndryshe nga Melonit kjo çështje nuk i ndikon aspak në votë apo pëlqyeshmërinë e publikut.
“Nuk është çudi që Rama t’i hipë avionit dhe të shkojë të regjistrojë intervistën në Rai 3. Fakti që ne po diskutojmë sot pse u tërhoq Rai është në favor të Ramës. Është njësoj sikur njerëzit të presin episodin e një seriali që e duan. Ne nuk jemi në zgjedhje dhe Rama nuk ka frikë, Meloni ka vërtetë frikë se atje ka zgjedhje vërtetë. Ramës nuk i ndikon asgjë në votë, i duhet alibia demokratike. Një politikan edhe kur është autokrat si Rama, i duhet për turmat një alibi demokratike, është retorikë, se në fund kush e certifikon popullaritetin e një lideri, votat, këtu ka zgjedhje por jo 100 për qind votë”, tha Çani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bardhi: Rama mund ti fshihet Kuvendit, por nuk i fshihet kërkesës së qytetarëve
- Rama: Nuk na duhet turizmi masiv në Shqipëri, duhen turistë që konsumojnë shumë
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë