Pse Vuçiç u kthye nga SHBA? Zbulohet incidenti, tentoi të hynte me emër të rremë

6 Maj 2025 | 09:49

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është përfshirë në një incident të pazakontë gjatë një vizite të shkurtër në Shtetet e Bashkuara, ku, sipas raportimeve të disa mediave dhe dëshmive nga komuniteti serbo-amerikan, ai dyshohet se ka tentuar të marrë pjesë në një darkë donatorësh të kandidatit republikan për guvernator të Floridës, Byron Donalds, duke përdorur një emër të rremë, si “Aleks Vuçi”.

Lajmi u bë publik nga Aleksandar Joviçiç, anëtar i organizatës “Serbët për Trump 2024”, i cili pretendon se Vuçiç është kapur në shkelje të protokolleve ligjore dhe është larguar me mirësjellje nga autoritetet amerikane. Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike në Serbi.

Lëvizja për Ringjalljen e Mbretërisë së Serbisë e cilësoi këtë ngjarje si “një turp kombëtar dhe dëm të madh diplomatik e gjeopolitik”. Kryetari i kësaj force politike, Vojislav Mihailoviç, deklaroi për gazetën Danas se incidenti ka kompromentuar imazhin e Serbisë dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me komunitetin serb në SHBA.

“Presidenti është kapur duke tentuar të hyjë me emër të rremë dhe është detyruar të largohet. Ky është një akt që na ka turpëruar para botës dhe ka krijuar tensione të panevojshme diplomatike,” tha Mihailoviç, duke shtuar se ngjarja e ka thelluar mosbesimin ndaj lidershipit serb edhe në arenën ndërkombëtare.

Vuçiç është kthyer menjëherë në Beograd pas incidentit. Autoritetet shtetërore dhe mediat zyrtare në Serbi e justifikuan rikthimin e tij të papritur me probleme shëndetësore, ndërkohë që opozita dhe zërat kritikë e kanë lidhur kthimin me incidentin në SHBA dhe refuzimin e takimit me Vuçiç nga ana e presidentit Donald Trump.

Ngjarja po trajtohet me shumë vëmendje nga mediat ndërkombëtare dhe ka potencial të ndikojë në marrëdhëniet e ardhshme mes Serbisë dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë, përfshirë edhe spektrin politik amerikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026

Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit

Tava e Elbasanit mbetet një nga simbolet më të forta të identitetit të qytetit. Në Festën e Tavës, të organizuar në qendër të Elbasanit, qindra...
17:35 | 18/07/2026