Abuzimet seksuale në Shqipëri janë në rritje, sipas Policisë
Abuzimet seksuale kundrejt të miturve dhe të rinjve janë në rritje në Shqipëri. Pre e tyre janë kryesisht grupmoshat 4 vjeç deri në 21 vjeç, por ka raste kur janë më të rritur, sipas statistikave të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.
Vajzat dhe gratë janë ato që ngacmohen më shumë.
Besmira Muça, psikologe pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë dha disa statistika të ngacmimeve seksuale në Tiranë për emisionin Sot në Euronews Albania.
Në vitin 2020 janë kallëzuar 46 raste të grupmoshave të ndryshme në Tiranë, sipas statistikave të Policisë së Tiranës.
Në vitin 2021 janë 47 raste të raportuara, ndërsa në periudhën janar-mars 2022 janë raportuar 14 raste.
Këto janë vetëm rastet e raportuara, pasi në Shqipëri kultura e denoncimit të ngacmimeve seksuale është ende e dobët.
Psikologia Arjana Muça tha në emisionin Sot se mosha më e prekur nga ngacmimet është ajo e 6 deri në 11 vjeç.
Shumica e të abuzuarave janë vajza, të cilat ngacmohen kryesisht nga familjarët e tyre.
Për Muçën, shkaku i abuzimeve brenda familjes janë prindërit që abuzojnë me drogën dhe alkoolin, apo që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërsa nga 12 vjeç e lart ngacmohen si brenda, edhe jashtë familjes, sqaroi psikologia Muça.
Ajo tha se ngacmimet janë në rritje pavarësisht ndryshimeve në Kodin Penal.
“Në Kodin Penal ka pasur ndryshime të rëndësishme sa i takon ngacmimeve seksuale kundrejt të miturve. Nga 15 vjet, dënimi ka shkuar në 25”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare