Psikologia tregon se si mund të dallohen nxënësit që konsumojnë lëndë narkotike

27 Prill 2022 | 18:22

Psikologia, Nereida Llaha thotë se ka dy kategori adoleshentësh që janë më predispozuar që të konsumojnë lëndë narkotike.

Sipas saj ata “janë adoleshentë që vijnë nga familje me dinamika familjare të cenuara” dhe “fëmijët që vijnë nga familje me statusi social-ekonomik mbi mesatar”.

Ajo tregon se ‘vëzhgon’ nxënës të caktuar gjatë ditës mësimore pasi konstaton sjellje ‘dyshuese’.

“Dyshimet e mia fillojnë kur nxënësit kanë probleme në sjellje dhe që reflektohen më pas në arritje akademike si dhe frekuentim të shkollës”, tregon Llaha.

Psikologia thotë se edhe pse mund të ketë shenja të dallueshme për konsum droge nga nxënësit ‘ndërhyrja në shkolla nuk është e thjesht pasi duhen ndjekur disa hapa’.

“Veprimi i parë është konsultë me mësuesen kujdestare. Nëse bindem për dyshimet bëj me dije prindërit dhe marr miratimin e tij për të marrë në këshillim nxënësin”, tha psikologia.

Nereida Llaha tregon se në shumicën e rasteve nxënësit refuzojnë dhe bëjnë rezistencë për t’u marrë në këshillim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026