Publikimi i të dhënave, Andi Bushati: Ka një sistem të madh monitorimi dhe përgjimi
Publikimi në media të disa listave ku pretendohet se Partia Socialiste ka përdorur databazën e portalit qeveritar e-Albania me të dhënat personale të qytetarëve ka krijuar debat të fortë, ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja tha këtë të martë se do të regjistrohet si çështje.
Analisti Andi Bushati i pranishëm në Euronews Albania thotë se shqiptarët janë në një monitorim dhe përgjim të hollësishëm, pasi të dhënat e tyre, po përdoren në mënyrë jo-ligjore.
“Unë mendoj se ka një sistem të madh monitorimi, gati jemi në një skenar “Oruellian” të përgjimit të të gjithë njerëzve. Duke i marrë së pari kartën e identitetit, numrin e telefonit, vendbanimin dhe të gjitha këto shërbejnë, që dikush nga PS, ku aty thuhet si “patronazhist”, që ka si detyrë t’i ruajë këta njerëz, t’i vëzhgojë nëse do dalin më 25 prill, t’i joshë, të punojnë me ta, t’i korruptojnë etj”, tha ai.
Z.Bushati thotë se të gjitha partitë në Shqipëri përdorin teknika të tilla, por për Bushatin mëkati më i madh i PS-së është se ajo po shfrytëzon të dhëna, të cilat mund të sigurohen vetëm nga ana e institucioneve shtetërore.
“Ky është sistemi që është ngritur. Pak a shumë të njëjtin sistem nuk e përdor vetëm PS, por e përdorin të gjitha partitë tona. Mëkati këtu i PS është që nga një sistem artizanal, e ka çuar në një manipulim industrial. Pra, ato të dhënat që në vëzhgojmë në databazën e PS janë të dhëna që mund të merren vetëm nga institucionet shtetërore dhe këtu fillon mëkati, sepse këtu jemi në kuadrin e një partie-shtet”, tha ai.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër