Publikohen në RMV emrat e 15 luftëtarëve të ISIS, autoritetet u bllokojnë pasurinë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar emrat e 15 qytetarëve të saj që kanë marrë pjesë në luftërat e Sirisë dhe Shtetit Islamik, për të cilët ka marrë vendim që t’ua ngrijë pasurinë. Bllokimi i pasurisë ka për qëllim pamundësimin e financimit të mëtejshëm të shkuarjes në luftëra të huaja të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
Eksperti i sigurisë Bashkim Selmani vlerëson se ky veprim nuk do e ndihmojë luftën kundër terrorizimit dhe se duhet më shumë investim në hetim të rrjetit dhe rrethanave që i nxisin të shkojnë në luftë.
“Duhet të hetojë strukturat që rekrutojnë këta njerëz duke ditur se kriza ekonomike, faktorët ekonomikë, motivimi i këtyre personave që involvohen janë reale, të keqpërdorura, për arsye se ne kemi rrethana kur e gjithë familja me fëmijë lëvizin në drejtime të tilla. Duhet të verifikohet se këta njerëz a po mashtrohen, a po shkojnë me qëllim e kështu me radhë”, u shpreh Bashkim Selmani, profesor.
Selmani nuk beson se Maqedonia e Veriut është cak i sulmeve terroriste.
“Nuk ka indikacione se Maqedonia e Veriut është në interesin e tyre për të vepruar. Këto janë grupe që më tepër janë të interesuara, apo të keqpërdorura dhe të motivuara për çështje materiale. RMV duhet të jetë më e kujdesshme dhe të investojë më shumë për këtë kategori të njerëzve, sepse sigurinë e përgjithshme e ka detyrim shteti. Këta shtetas nuk duhet të keqpërdoren nga grupe të caktuara”, tha ai më tej.
Samet Shabani, kryetar i organizatës “Horizont” që merret me risocializimin e dhjetëra meshkujve të kthyer nga lufta, thotë se shteti dhe masat e qeverisë do të arrijnë efekt të kundërt tek luftëtarët dhe familjet e tyre.
“Duke pasur parasysh procesin e riintegrimit ose logjikën e riintegrimit, nuk përputhet me atë që vetë qeveria e ka filluar me planin aksionar për integrim, pasi në anën tjetër kemi sanksione të pakufizuara në kohë. Qeveria duhet të parashikojë një kornizë tjetër plotësuese ku do të përkufizohet në kohë ky sanksionim, në mënyrë që personat në fjalë të inkurajohen për tu kthyer në Maqedoni dhe të fillojë një proces riintegrimi”, tha Samet Shabani, kryetar i “Horizont”.
Në vitin 2019, policia e Maqedonisë së Veriut kishte njoftuar se ka parandaluar një sulm të madh terrorist. Në vitin 2020, gjithashtu ka pasur një parandalim sulmi terrorist të organizuar nga personat që ishin dënuar më parë për pjesëmarrje në ISIS dhe kishin dalë nga burgu.
Në sistemin e risocializimit që ka Maqedonia e Veriut, të kombinuar me organizatat joqeveritare dhe institucione shtetërore, kanë hyrë mbi 50 persona prej të cilëve 25 janë ish luftëtarë, ndërsa të tjerët janë familjarë të tyre që i kanë shoqëruar.
Nga Maqedonia e Veriut në luftëra të huaja kanë shkuar mbi 150 persona. Janë kthyer më shumë se gjysma, ndërsa shumica prej tyre kanë apo janë duke vuajtur dënime të ndryshme me burg, për shkak se në vitin 2014 pjesëmarrja në luftëra të huaja u vendos si vepër penale me dënime nga 3.5 deri në 10 vite burg.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta