Pukë, besimtarët falin Kurban Bajramin në rrënojat e xhamisë së vjetër të Kabashit pas gati 60 vitesh
Pas gati gjashtë dekadash ndërprerjeje, në fshatin Kabash të Pukës u rikthye falja e Kurban Bajramit në rrënojat e xhamisë së vjetër të zonës, në një ceremoni simbolike që mblodhi banorë, besimtarë dhe emigrantë të rikthyer në vendlindje për festën.
Ceremonia fetare u drejtua nga myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, i cili përcolli mesazhe paqeje, bashkimi dhe harmonie mes komuniteteve fetare.
Falja u zhvillua për herë të parë që prej vitit 1967, kur objektet e kultit u shkatërruan gjatë regjimit komunist. Rikthimi i ceremonisë në rrënojat e xhamisë u konsiderua nga banorët si një moment me vlerë historike dhe shpirtërore për zonën.
Në aktivitet morën pjesë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe banorë të besimit katolik, duke ruajtur traditën e bashkëjetesës dhe respektit ndërfetar që karakterizon prej vitesh komunitetin e Kabashit.
Pas ceremonisë fetare, festa vijoi me rite tradicionale dhe takime mes familjeve të rikthyera nga diaspora, duke i dhënë fshatit një atmosferë festive dhe një gjallëri të munguar prej dekadash.
Rikthimi i faljes së Kurban Bajramit në Kabash u pa si një simbol i kujtesës historike, solidaritetit dhe lidhjes së fortë të banorëve me traditat fetare dhe kulturore të zonës.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit