Pumo nga Rusia: Kush është “klienti” i IS-K që sipas Putin porositi sulmin në Moskë

26 Mars 2024 | 21:51

Gazetari shqiptar në Moskë, Misha Pumo, është shprehur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke iu referuar të dhënave të FSB-së, Ukraina është ‘klienti’ apo porositësi i sulmit terrorist të kryer në Moskë nga terroristët e IS-K.

Komentet Pumo i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se sipas informacioneve të FSB-së, përfaqësuesit e Ukrainës i kanë trajnuar terroristët në një vend në lindjen e largët.

“Rusia zyrtare dyshon që ky sulm është kryer nga xhihadistët, nga përfaqësuesit e IS-K, që kanë qenë të stërvitur, sipas deklaratës që ka bërë sot drejtuesi i FSB-së, pas pyetjeve të para të bëra ndaj të arretuarve, ai deklaroi se gjurmët na çojnë në Ukrainë dhe më tej ai dha një informacion që këta përfaqësues të Ukrainës kanë trajtuar terroristët në një bazë trajnimi në lindjen e afërt. Sipas Putinit që i referohet të dhënave të FSB-së, Ukraina është klienti që ka porositur aktin terrorist në Moskë”, tha Pumo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026