Punësimi në fusha kulturore, preferohet më shumë nga të rinjtë

1 Korrik 2023 | 19:10

Fushat kulturore po krijojnë gjithmonë e më shumë vende pune duke tërhequr kryesisht të rinjtë.

Sipas të dhënave të publikuar nga instituti i statistikave në vitin 2022 numërohen 24.132 të punësuar të cilët përbëjnë 1,9% të të punësuarve gjithsej.

Kjo shifër ka ardhur në rritje në 3 vitet e fundit.

Ajo çfarë bie në sy është pjesëmarrja e lartë e të rinjve të punësuar në fushat kulturore.

Bazuar në të dhënat e ekspertëve, të rinjtë në moshën 15-29 vjeç përbëjnë vetëm 20,9% të punësimit gjithsej në vend, ndërkohë që pjesëmarrja e tyre në punësimin në kulturë është 30, %.

Shumica e të punësuarve në kulturë janë meshkuj, respektivisht 58,9%.

Edhe sa i takon arsimimit, shohim se në fushat kulturore 66,5% janë me arsim të lartë, ndërkohë që kjo shifër bie në 23,7% kur flasim për të gjithë sektorët e punësimit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026