Punëtorët e bllokuar prej ditësh në tunelin tajlandez gjenden të vdekur

30 Gusht 2024 | 20:45

Tre punëtorë të huaj të bllokuar brenda një tuneli treni të shembur kanë vdekur pavarësisht përpjekjeve të shpëtimit që zgjatën mbi pesë ditë, kanë thënë autoritetet tajlandeze.

Burrat, dy nga Kina dhe një nga Mianmari, mendohej se ishin gjallë deri të enjten, shkruan BBC.

Ata u bllokuan kur një pjesë e tunelit që po ndërtonin u shemb të shtunën në rrethin Pak Chong, rreth 200 km në veri-lindje të kryeqytetit Bangkok.

Të premten, autoritetet njoftuan se të tre kishin vdekur, me hetimet fillestare që sugjeronin se kjo ishte për shkak të mungesës së ajrit.

Tuneli, i cili ishte në ndërtim e sipër dhe është pjesë e projektit të hekurudhës me shpejtësi të lartë Tajlandë-Kinë, ishte shembur për shkak të rrëshqitjes së dheut rreth orës 23:40 me orën lokale të shtunën e kaluar.

Ekipet e shpëtimit, të përbërë nga zyrtarë nga Hekurudha Shtetërore e Tajlandës (SRT) dhe një ekip kinez i reagimit ndaj fatkeqësive, kishin punuar gjatë gjithë javës së kaluar me shpresën për të shpëtuar viktimat.

Ata ishin përpjekur të pomponin oksigjen në tunel për t’i mbajtur punëtorët në jetë, por është e paqartë nëse tubat që ata përdorën arritën fare te punëtorët.

Të enjten, shpëtimtarët gjetën trupin e një shofer kamioni birmanez të varrosur nën një grumbull dheu dhe gurësh.

Trupat e dy punëtorëve kinezë, një mbikëqyrës dhe një operator ekskavatori, u gjetën rreth orës 06:00 me orën lokale të premten, tha SRT.

Të tre trupat u gjetën rreth 25 metra nga pika e shembjes së tunelit, thanë zyrtarët.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates

Krimea e pushtuar nga Rusia po përballet me probleme të rënda në furnizimin me energji elektrike dhe karburant, ndërsa autoritetet lokale kanë pranuar se gjendja...
20:06 | 17/07/2026

Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit

Një anije nën sanksione për transportimin e karburantit rus ka të ngjarë të ketë rrjedhje nafte në një zonë detare të mbrojtur pranë brigjeve të...
19:34 | 17/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)

Një civil u vra dhe një oficer policie u plagos pas të shtënave me armë në qytetin verior danez, Norresundby. Personi i armatosur u plagos...
19:25 | 17/07/2026