Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit
Edhe pse Durrësi mbetet destinacioni më i frekuentuar turistik në vend dhe bashkia me vijën bregdetare më të gjatë, sezoni veror ka nisur sërish me disa problematika që shqetësojnë pushuesit.
Mungesa e koshave të mbeturinave dhe e banjove publike në plazh vijon të jetë një ndër ankesat kryesore të qytetarëve dhe turistëve. Sipas tyre, kjo situatë i detyron të përdorin koshat e bizneseve private ose të frekuentojnë lokalet për të plotësuar nevojat bazë.
“Çdo vit që vjen bëhet më mirë, rërë ka më shumë. Koshat e plehrave janë të domosdoshëm, ato një dhe banjot publike dy, sepse i detyrojnë njerëzit të bëjnë pis bregdetin”, shprehet qytetari.
“Duhen por bashkia nuk bën gjë, çdo gjë e bën private dhe ato kosha që janë, janë të privatit, nuk ka. Problem është edhe mungesa e dusheve dhe tualeteve.”
“Ajo dihet se dhe vjet e kemi ngritur problemin e banjove publike, është e kotë. Nuk na nxjerr pengesë privati të hedhim mbeturinat te koshat e tyre”.
“Duam kosha mbeturinash, duam banjo publike, plazhin na e kanë bërë mirë por këto gjëra i duam ne.”
“Ky vit është i mirë, është rregulluar si plazh. Në fillim nuk kishte kosha, tani i kanë vendosur. Është shumë keq, nuk e di pse e bën shteti këtë lojë, kudo ku ka popull në bregdet bëjnë namin dhe nuk bëjnë një banjo publike. Kjo është e keqja, për të tjerat jemi shumë mirë”, janë shprehur qytetarët.
Ndërsa numri i pushuesve në Durrës pritet të rritet në javët në vijim, mbetet për t’u parë nëse bashkia do t’u japë zgjidhje kërkesave të qytetarëve për më shumë kosha mbeturinash, banjo publike dhe shërbime të tjera bazë përgjatë vijës bregdetare.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset