Pushuesit me kamper në Vlorë, deti i pastër, ankesa për plehrat
Nga Franca, Gjermania dhe Polonia apo Italia të shumtë janë turistët e huaj që me kamperat e tyre udhëtojnë drejt Vlorës.
Ata kanë treguar për Euronews Albania rreth eksperiencës së tyre, por edhe problematikat e hasura gjatë udhëtimit të tyre apo qëndrimit disa ditor në Vlorë.
Shqetësimi kryesor i atyre që zgjedhin të vendosen në zonën e plazhit të vjetër mbetet papastërtia .
Pronari i parkingut të ngritur prej më shumë se 20 vjet tha për Euronews Albania se këtë vit numri i turistëve ka qenë më i lartë se vitet e tjera.
“Në krahasim me vitet e tjera ka qenë më mirë, gjermanët, holandezët, suedezët dominojnë polakët dhe çekët. Trafiku ka qenë problem me rrugën e vjetër por bypass-i e ka lehtësuar. Kushtet kanë qenë të mira, s’kemi pasur ankesa. Çmimet si kemi rritur, përveç shezlongëve nga 5 i bëmë 10 mijë se i unifikuam si zonë,” – u shpreh Selaudin Cekodhima.
Nga viti në vit janë shtuar turistë nga vende të ndryshme të cilët zgjedhin Vlorën dhe Shqipërinë për pushimet e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon