Putin: Bisedimet me Ukrainën kanë marrë fund
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka deklaruar të martën se bisedimet për paqen me Ukrainën kanë marrë fund.
Putin tha se kjo situatë është krijuar pas akuzave të Kievit për krime lufte, shkruan BBC.
Gjatë një dalje të pazakonte publike, presidenti rus i cilësoi trupat e civilëve të gjetur në Bucca si sajesë.
Këtë pretendim ai e krahasoi me aludimet për përdorimin e armëve kimike nga qeveria e Asadit në Siri.
Nga ana tjetër Putin u zotua se “nuk do të ndalojë operacionin ushtarak” në Ukrainë deri sa Moska të arrijë qëllimin.
Putini bërë këtë deklaratë – që është komenti i parë për akuzat për mizori në Ukrainë – gjatë një konference për mediat bashkë me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Pavarësish pretendimeve të Putinit, CNN ka dokumentuar me pamje varret masive në periferi të Kievit dhe të paktën 20 trupa janë parë në një rrugë të vetme.
Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak i ka thënë ‘Reuters’ se edhe pse negociatat janë “ekstremisht të vështira’ ato do të vazhdojnë.
Podolyak ka deklaruar se Rusia po përpiqet që të ushtrojë presion para mbajtjes së bisedimeve.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)
- 19:23 Varka e policisë përplaset me Urën Westminster në Londër, plagosen 5 efektivë
- 18:45 Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit, nuk do të jetë në interesin e tyre