Putin dekoron zyrtarin e lartë të burgut ku vdiq Navalny

20 Shkurt 2024 | 18:07

Presidenti rus Vladimir Putin promovoi një zyrtar të lartë të burgut ku disa ditë më  parë ndërroi jetë kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, raporton DPA.

Nënkryetari i administratës së burgut FSIN, Valery Boyarinev, u promovua në gradën e gjeneral-lejtnant të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ivan Zhdanov, drejtori i Fondacionit për luftën kundër korrupsionit, i themeluar nga Navalny, shkroi të martën në kanalin e tij Telegram se Boyarinev ishte personalisht përgjegjës për torturimin e Navalny në burg.

“Kjo duhet të kuptohet si shpërblim i hapur i Putinit për torturën,” komentoi Zhdanov për promovimin e Boyarinyevit.

Në korrik 2023, urdhri i Boyarinev për të kufizuar aftësinë e Navalny për të blerë ushqime dhe nevoja ditore u bë i njohur gjatë një seance gjyqësore kundër Navalny.

Të burgosurit zakonisht mund t’i përdorin paratë e tyre për të plotësuar vaktet e tyre të pakta në dyqanin e burgut.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork

Hebrenjtë ishin viktima të 55 për qind të të gjitha krimeve të konfirmuara të urrejtjes në New York City në gjysmën e parë të vitit...
07:34 | 03/07/2026

Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se Finlanda, pas heqjes së ndalimit për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e...
07:33 | 03/07/2026

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026