Putin dhe XI në G20, samiti i parë global që kur Rusia pushtoi Ukrainën
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin kanë në plan të marrin pjesë në samitin e grupimit G20, që zhvillohet në nëntor në Bali të Indonezisë.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti indonezian, i cili ka deklaruar se ka zhvilluar biseda telefonike me dy liderët, të cilët i kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Ky do të jetë samiti i parë global që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe kur tensionet në Azinë e Paqësorit janë rritur për shkak të Tajvanit.
Gjithashtu, ai do të shënojë herën e parë që presidenti Xi lë Kinën që prej janarit të vitit 2020, kur vendi i tij mbylli kufijtë për shkak të pandemisë së COVID-it.
Që prej atëherë, ai e ka lënë tokën mëmë vetëm një herë, për 25-vjetorin e kthimit të Hong Kongut tek Kina, më 1 korrik të këtij viti.
Samiti do të jetë gjithashtu i shumëpritur edhe për pjesëmarrjen e presidentit amerikan Joe Biden. Ende nuk dihet nëse shefi i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me Putin, ndërkohë që flitet për një takim kokë me kokë me presidentin Xi, përpara ose në kuadër të eventit.
Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë rritur për shkak të çështjeve të të drejtave të njeriut, tregtisë dhe vizitës së fundit të kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi në Tajvan, që nxiti stërvitjet ushtarake të Pekinit, që e konsideron ishullin pjesë të territorit të saj.
Gjithashtu, samiti do të mbahet pasi Kina dhe Rusia njoftuan vijimin pa kufij të bashkëpunimit strategjik dhe teksa e gjithë bota po dënon vendimin e Putin për të pushtuar Ukrainën.
LEXONI GJITHASHTU:
“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane
Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale
Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij
- 21:43 Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani