Putin: Do të rrisim numrin e ushtarëve në 1.5 milionë

Vladimir Putin
22 Dhjetor 2022 | 12:21

Putin ka deklaruar se ushtria ruse do të shtojë personelin e tij të përhershëm deri në 1.5 milionë ushtarë, duke tejkaluar kështu forcat amerikane.

Vullnetarëve, presidenti i premtoi 195 mijë rubla secilit, rreth 2800 dollarë pesë herë mesatarja e pagës në vend. Ministri i mbrojtjes Shoigu, që përtej kritikave të shumta mbetet ende në post duke treguar se miqësia e tij me liderin e Kremlinit është padiskutueshme, deklaroi se do të ndryshojnë edhe parametrat e mobilizimit, nga 19 deri në 27 vjeç, në 21 me 30.

Një tjetër detaj interesant ishte plani i Putin për krijimin e njësive të reja, në vende të cilësuar si delikate, por që në fakt janë kërcënime të hapura, si në rastin e njësive që do të krijohet në kufi me Finlandën, vend që nga neutral ka aplikuar për anëtarësimin në NATO.

Një tjetër lajm, është shndërrimi i dy qyteteve ukrainase të pushtuara në detin Azov, Beryansk dhe veçanërisht qyteti “martir” i Marupolit, teatër i një prej dyluftimeve më të ashpra të konfliktit në kompleksin e saj industrial, në baza ushtarake strategjike. Në ato porte mund të mbërrijnë edhe njësitë e flotës që sipas Putin nga janari do të pajisen me raketën hipersonike Zirkon, të cilësuar si “më e avancuara në botë”.

Putin shtoi se me hyrjen e raketës balistike Sarmat, vendi do të riorganizojë tërësisht edhe kapacitetet bërthmore, duke dërguar në “pension” sistemet e ish-Bashkimit Sovjetik.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026