Putin feston fitoren në zgjedhje dhe 10-vjetorin e pushtimit të Krimesë 

18 Mars 2024 | 18:09

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Sheshin e Kuq në Moskë me rastin e 10-vjetorit të pushtimit të paligjshëm i Krimesë nga Rusia, raporton BBC.

Siç thuhet në raportin e shërbimit publik britanik, një numër i madh njerëzish u mblodhën në shesh për të festuar fitoren e Putinit në zgjedhjet presidenciale të përfunduara së fundmi.

Krimea është quajtur shpesh një “aeroplanmbajtëse e pambytshme”, tha Putin, duke shtuar se tani “është kthyer në portin e saj të origjinës”.

“Krimea nuk është vetëm një territor i rëndësishëm strategjik, jo vetëm historia jonë, tradita jonë dhe krenaria e Rusisë. Krimea, mbi të gjitha, është populli. Populli i Sevastopolit dhe Krimesë, ata janë krenaria jonë”, tha Putin.

Putin më pas përshkroi Donbassin dhe pjesë të tjera të Ukrainës që aktualisht janë të pushtuara nga forcat ruse si pjesë e “Rusisë së Re”, raporton BBC.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026