Putin forcon ushtrinë, 1/3 e shpenzimeve qeveritare për forcat e armatosura

22 Shkurt 2024 | 15:19

Dy vjet nga nisja e asaj që e quan “operacion special” në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka vizituar një impiant avionësh në rajonin e Kazanit dhe ka inspektuar një bombardues të ri të llojit “Tupolev-160”.

Rusia mund ta ketë nisur pushtimin e Ukrainës e papërgatitur, por sot Putin është i angazhuar në furnizimin e forcave të armatosura. Një e treta e shpenzimeve qeveritare pritet të shkojnë për ushtrinë.

Në Ukrainë, brigada e 13-të e Gardës Kombëtare ndodhet në vijën e frontit. Ofensiva ruse cilësohet si e pandalshme, me bombardime të vazhdueshme dhe avantazh në artileri.

Brigada ukrainase është në nevojë për furnizime, përfshirë medikamente, pajisje, municione dhe granata artilerie. Kievi vazhdon të presë për paketën amerikane të ndihmave që ka mbetur e bllokuar në Kongres.

Ndërkohë, raportimet e fundit nga OKB sugjerojnë se apeli për përmbushjen e nevojave të Ukrainës është plotësuar vetëm 10% për 2024-n.

Një zëdhënës tha se mungesa e fondeve po vë në rrezik njerëzit në nevojë. Kërkesa vjetore e OKB për vendin është 3.1 miliardë dollarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork

Hebrenjtë ishin viktima të 55 për qind të të gjitha krimeve të konfirmuara të urrejtjes në New York City në gjysmën e parë të vitit...
07:34 | 03/07/2026

Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse

Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, tha sot se Finlanda, pas heqjes së ndalimit për vendosjen e armëve bërthamore në territorin e...
07:33 | 03/07/2026

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026