Putin kritika Perëndimit: Sanksionet tuaja sollën inflacionin dhe urinë në botë

12 Maj 2022 | 22:05

“Nuk është lufta, janë sanksionet”. Me këto fjalë presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Perëndimin se ka shkaktuar inflacionin e lartë që po trondit botën, duke shkaktuar rritjen në stratosferë të çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve bazë. Në një fjalim të mbushur me kritika, Putin tha se Perëndimi veproi në mënyrë egoiste.

“Dua të theksoj se faji për këtë situatë është i elitave të vendeve perëndimore, që janë gati të sakrifikojnë pjesën tjetër të botës për të ruajtur dominimin global”, tha presidenti rus.

Putin shtoi se fobia ruse e vendeve të Perëndimit ka gjasa të dëmtojë interesat dhe ekonomitë e tyre dhe të përhapë urinë nëpër botë, teksa Rusia pret korrje rekord.

“Këtë vit presim korrje të mira. Ato të drithërave mund të arrijnë në 130 milionë tonelata, përfshirë 87 milionë tonë grurë. Nëse kjo ndodh, dhe ne jemi optimistë, atëherë do të jetë një rekord në gjithë historinë e Rusisë”, u shpreh Putini.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Japonia konfirmuan në Tokio unitetin kundër pushtimit rus të Ukrainës dhe u zotuan për të aplikuar sanksione të forta ndaj Rusisë. Presidentja e Komisionit Evropian shprehu shqetësimin për aksin e bashkëpunimit ruso-kinez.

“Kjo na sjell tek Rusia, që sot është kërcënimi më direkt ndaj rendit botëror me luftën barbare ndaj Ukrainës, me lidhjet e saj me Kinën dhe thirrjeve dypalëshe për një marrëdhënie më arbitrare”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Japonia dhe Bashkimi Evropian deklaruan se do të përforcojnë bashkëpunimin edhe përballë një Kine më agresive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“I kemi të gjithë në varrim, por nuk do t’i godasim”, Trump deklarata të forta për udhëheqjen iraniane

Donald Trump ka bërë deklarata të forta për Axios, duke folur për zhvillimet në Iran dhe marrëdhëniet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas tij, gjatë...
20:45 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026

Le Pen në gjyq vendimtar në Paris, rrezikon përjashtimin nga gara presidenciale e 2027!

Marine Le Pen do të përballet të martën me një nga momentet më vendimtare të karrierës së saj politike, teksa Gjykata e Apelit në Paris...
18:48 | 04/07/2026