“Putin pësoi arrest kardiak” Kremlini reagon në lidhje me lajmin në mediat britanike
Kremlini ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në mediat britanike se, Presidenti Vladimir Putin, pësoi një atak në zemër gjatë fundjavës.
“Gjithçka është në rregull me të, kjo është absolutisht një tjetër falsifikim,” deklaroi këtë të martë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raporton Reuters.
Lajmet e pa verifikuara që qarkulluan në media pretendonin se lideri rus u rrëzua në dhomën e tij të gjumit pasi pësoi një arrest kardiak të dielën.
Pamjet e shpërndara në internet gjithashtu shfaqën Putin me një shenjë të theksuar në qafë.
Pretendimet për përkeqësimin e shëndetit të Putinit janë shfaqur vazhdimisht në media që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se një vit më parë.
Lajmi u dha në një kanal në Telegram që besohet se drejtohet nga një ish-zyrtar i brendshëm i Kremlinit, ku u raportua me detaje incidenti.
Sipas njoftimit të publikuar më pas në The Mirror, lideri rus u gjet nga rojet i shtrirë në dyshemenë e dhomës të tij.
“Ndoshta, kur presidenti është rrëzuar, ka goditur tavolinën dhe më pas orenditë kanë rënë në tokë çka ka shkaktuar zhurmën duke alarmuar rojet”, shkruan kanali në Telegram.
Media britanike shkruan se pas diagnostikimit mjekët thanë se lideri 71-vjeçar kishte pësuar arrest kardiak.
“Më pas ai u transferua në një ambient më të specializuar për mjekim ku iu nënshtrua kujdesit intensiv”, vijoi njoftimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
Një kopje e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së gjendet në Britani
- 17:18 Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 17:12 Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
- 17:06 VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Dhërmi Granit Pepnikën e call center-ave
- 17:01 Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
- 16:54 Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
- 16:48 Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual