Putin urdhëron ushtrinë të vërë në gatishmëri të lartë forcat bërthamore
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse të vendosë forcat e saj bërthamore në gatishmëri të veçantë, niveli më i lartë i gatishmërisë për Forcat Raketore Strategjike të Rusisë.
Duke folur me zyrtarë të lartë ushtarakë, përfshirë ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, ai tha se vendet perëndimore kishin ndërmarrë veprime jo miqësore ndaj Rusisë dhe kishin vendosur sanksione të paligjshme, raporton BBC.
“Siç e shihni, jo vetëm që vendet perëndimore marrin masa armiqësore ndaj vendit tonë në dimensionin ekonomik, e kam fjalën për sanksionet e paligjshme që të gjithë i dinë shumë mirë. Por, edhe drejtuesit e lartë të vendeve kryesore të NATO-s i lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive për vendin tonë”, mësohet të jetë shprehur Putin.
LEXONI GJITHASHTU:
- A është Vladimir Putin vërtetë njeriu më i pasur në botë?
- Putin falënderon forcat speciale të Rusisë
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 12:26 Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
- 12:25 Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital
- 12:20 Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau
- 12:02 Operacioni “Plazhi i lirë”, policia heq qindra çadra e shezlongë pa leje në Golem (VIDEO)
- 11:59 Ndërron jetë një i dënuar me 15 vite burg në Fier, vuante nga problemet me zemrën
- 11:44 Vrasja e Albi Bashaliut, dëshmitari në GJKKO zbardh dinamikën: Personi i maskuar e qëlloi dhe i dogji makinën