Qarku i Elbasanit përfshihet nga bora, probleme në qarkullim dhe furnizimin me energji elektrike
Reshjet e dendura të dëborës gjatë gjithë natës kanë përfshirë zonat malore të Qarkut të Elbasanit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe probleme në furnizimin me energji elektrike.
Në Stëblevë të Librazhdit trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 centimetra, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në Labinot Mal të Elbasanit.
Sa i përket qarkullimit rrugor, aksi nacional Prrenjas–Qafë Thanë kalohet pa probleme. Ndërkohë, aksi Librazhd–Peshkopi vijon të jetë i pakalueshëm. Në disa fshatra të Bashkisë Librazhd, si Qarrishtë, Librazhd Katund dhe zona përreth, qarkullimi kryhet vetëm me zinxhirë.
Në territorin e Bashkisë Elbasan, Gjinari kalohet pa vështirësi, ndërsa në Labinot Mal, Zavalinë, Qerret dhe Funar rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Situatë e vështirë paraqitet edhe në Bashkinë Gramsh, ku rrugët që lidhin fshatrat Kukur, Lenie dhe Skënderbegas kalohen vetëm nga mjete të larta dhe të pajisura me zinxhirë.
Në Bashkinë Prrenjas, disa fshatra, përfshirë Rrajcë Skënderbe, Stravaj dhe zona të tjera përreth, kalohen po ashtu vetëm me zinxhirë.
Ndërkohë, mungesa e energjisë elektrike është raportuar në zonat Zavalinë, Mollagjesh, Qarrishtë dhe Bardhaj, si pasojë e defekteve të shkaktuara nga kushtet e motit të keq. Grupet e punës po vijojnë ndërhyrjet për rikthimin e furnizimit me energji.
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit