Qarkullonin me lëndë narkotike dhe armë, arrestohen tre të rinj në Shëngjin

21 Tetor 2025 | 16:15

Tre të rinj janë prangosur nga policia në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata po qarkullonin me lëndë narkotike dhe armë. Lidhur me ngjarjen është proceduar edhe një 17-vjeçar i cili po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Policia gjithashtu ka kryer kontrolle në banesën e një prej të arrestuarve ku u gjetën dhe u sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë. 26-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penal për drogë.

“Shëngjin / Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”.

Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete dhe armë të ftohtë, tentuan t’i shmangeshin kontrollit të Policisë, por u kapën në flagrancë gjatë ndjekjes, vihen në pranga tre shtetas. Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, drejtuesi i automjetit.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, kanabis, një armë e ftohtë (thikë), municion luftarak dhe një automjet. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar operacionin, si rezultat i të cilit u goditën dy raste të veprimtarive kriminale në këto fusha.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Shëngjin-Kune”, shërbimet e Policisë, pas ndjekjes për disa minuta, ndaluan automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonin katër shtetas. Gjatë kontrollit në automjet u gjet dhe u sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis, si dhe një mjet prerës (thikë).

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit P. G., me precedent penal në fushën e narkotikëve, u gjetën dhe u sekuestruan 60 fishekë për armë zjarri pistoletë. Në përfundim të veprimeve procedurale:

U arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 19 vjeç, H. I., 18 vjeç, dhe P. G., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjin. U procedua penalisht 17-vjeçari, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi në momentin e ndalimit nga Policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026