Qarkullonte me pistoletë në Durrës, arrestohet 28-vjeçari! Rezultonte i dënuar për vrasje
Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me pistoletë, ndërsa drejtuesi i automjetit ku ai udhëtonte është proceduar penalisht për moskallëzim krimi.
Operacioni policor i koduar “Pasagjeri” u finalizua nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të goditjes së rasteve të armëmbajtjes pa leje. Sipas policisë, aksioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që lëvizte i armatosur.
Gjatë ndërhyrjes në lagjen nr. 13 në Durrës, u ndalua një automjet me drejtues shtetasin A. L., ndërsa si pasagjer ndodhej shtetasi E. V., për të cilin kishte dyshime se mbante armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit E. V. iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas policisë, i riu rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid