Qëllohet me armë zjarri në drejtim të karburantit në Tropojë

8 Gusht 2024 | 13:59

Një pikë karburanti në Tropojë është sulmuar me armë zjarri të mërkurën.

Policia tha se ngjarja ndodhi në Fierzë, ku në drejtim të pikës së karburantit dhe ambientit ndihmës, në pronësi të shtetasit Sh. D., 43 vjeç, banues në Fierzë, është qëlluar me armë zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit,  shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës, për kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të rastit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bie sistemi i doganës greke, radhë dhe pritje deri në 3 orë në Kapshticë

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë dhe pritje të gjata...
12:07 | 01/07/2026

Vokshi drejtuar Brahos: A keni hetuar për patronazhistët që vëzhgojnë SPAK-un?

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku ishte i pranishëm edhe kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur...
11:39 | 01/07/2026

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërime të reja në disa qarqe

Policia e Shtetit ka vijuar me lëvizjet në strukturat drejtuese, duke emëruar drejtues të rinj në disa komisariate të vendit, si edhe në Akademinë e...
11:28 | 01/07/2026