Qëlloi 37 herë me thikë 7-vjeçaren, arrestohet pas 31 vitesh autori

12 Maj 2023 | 18:03

Një burrë është shpallur fajtor për vrasjen e një vajze shtatëvjeçare më shumë se 30 vjet më parë në qytetin e Sunderland-it në Angli.

Nikki Allan u vra brutalisht në një magazinë të braktisur 300 metra larg shtëpisë së familjes së vajzës në vitin 1992.

Pas një gjyqi në Neëcastle, David Boyd, 55 vjeç, u shpall fajtor për vrasjen e Nikki-t, e cila u sulmua me një tullë fillimisht dhe u godit me thikë 37 herë në gjoks.

Brohoritjet shpërthyen në sallën e gjyqit ndërsa anëtarët e familjes u përqafuan kur u dha vendimi.

Disa prej të pranishmëve iu hakërryen autorit, i cili nuk reagoi në asnjë moment.

Motra e Nikki-t, Stacey Allan, bërtiti “po, faleminderit” teksa po largohej nga gjykata.

Ndihmës shefi i policisë Brad Hoëe tha: “David Boyd fshehu krimin, duke gënjyer për përfshirjen e tij dhe duke zgjatur vuajtjet e familjes, duke e ditur gjatë gjithë kohës se ai i kishte marrë jetën vajzës së tyre të vogël”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur

Ushtria e Kolumbisë njoftoi se kishte liruar 39 persona të rrëmbyer nga ELN,  grupi më i vjetër rebel në Amerikë, në një zonë të largët në veriperëndim....
09:51 | 15/07/2026

Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja

Kryeministri Benjamin Netanyahu do të fluturojë për në Uashington të shtunën në mbrëmje dhe do të marrë pjesë në funeralin e senatorit të ndjerë Lindsey...
09:46 | 15/07/2026

SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian

Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian. Sipas njoftimit, masat...
09:36 | 15/07/2026