Qëlloi me armë në drejtim të policisë, pranga 49-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë

27 Tetor 2022 | 10:29

Një 49-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë këtë të enjte në Shokdër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neutralizimi”.

Agim Gjata, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, qëlloi me armë zjarri ndaj shërbimeve të Policisë në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij, pasi u fut në banesë.

Forcat Speciale RENEA bënë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tij.

49-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ishte i dënuar më parë për vrasje.

Policia sekuestroi 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak dhe dylbi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova. Dërgohet me urgjencë në spital

Një drejtues kamioni është përplasur aksidentalisht në portin e Durrësit nga një tjetër kamion. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur shoferi me origjinë nga...
12:25 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026