Qëlloi në ajër me armë zjarri kallashnikov, arrestohet 44-vjeçar në Vlorë
Një situatë e rrezikshme ka ndodhur në Selenicë të Vlorës teksa një 44-vjeçar në gjendje të dehur, ka qëlluar më armë zjarri në ajër.
Ai më pas u largua në kodrat e fshatit Brataj për t’i shpëtuar Policisë, pas më shumë se 12 orë ndjekjeje dhe kërkimesh, sot në mesditë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 44 vjeçarit me iniciale A. F.
Në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën 44-vjeçari qëlloi në ajër mbrëmjen e djeshme në fshatin Brataj.
44-vjeçari, mbrëmjen e djeshme, në gjendje të dehur dhe pas një konflikti të çastit, si dhe me pretendimin se disa të mitur po e bezdisnin, ka shkuar në banesë, ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke krijuar panik te banorët dhe te të miturit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë