Qendra e arteve “Kennedy” riemërohet, shtohet edhe emri i Trump

18 Dhjetor 2025 | 21:59

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt ka njoftuar se Qendra John F. Kennedy për Artet Performuese është riemëruar. Kjo është një nga qendrat më të mira të arteve interpretuese në Shtetet e Bashkuara, e vendosur në Uashington. Leavitt u shpreh se qendra u riemërua si Qendra Trump-Kennedy.

Sipas saj bordi i drejtorëve të qendrës së famshme kulturore të Uashingtonit votoi unanimisht për të ndryshuar emrin. Ajo u shpreh se ky ndryshim u votua për shkak të punës së jashtëzakonshme që Presidenti Trump ka bërë gjatë vitit të kaluar për të shpëtuar ndërtesën.

“Urime Presidentit Donald Trump dhe gjithashtu urime Presidentit Kennedy. Ndërtesa me siguri do të arrijë nivele të reja suksesi dhe madhështie”, shtoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit

WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numrat e tyre të telefonit. Platforma e mesazheve e përshkruan veçorinë...
16:31 | 01/07/2026

Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, kanë bërë thirrje për rregullim më të fortë...
16:26 | 01/07/2026

Witkoff dhe Kushner takohen me Emirin e Katarit, në fokus negociatat mes SHBA-së dhe Iranit

I dërguari i SHBA-së Steve Witkoff dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, u takuan këtë të mërkurë në Doha me Emirin e Katarit,...
16:22 | 01/07/2026