Qendrat shëndetësore plot, mjekët pediatër: Mbi 60 vizita në ditë

10 Janar 2023 | 16:32

Virozat e stinës kanë sjellë fluks të madh pacientësh në qendrat shëndetësor. Mjekët thonë se vetëm brenda një dite janë mbi 60 pacientë që paraqiten për të marrë mjekim.

Në qendrat shëndetësore, ka një numër të lartë të qytetarëve që kërkojnë ndihmën e mjekut. Të prekur nga virozat e stinës, mjekët thonë se ka një fluks të vizitave krahasuar me vitet e mëparshme.

Fëmijët janë ndër më të prekurit  nga këto viruse në qarkullim.

Po qarkullon një grup virozash jo një e vetme. Që nga fundit i dhjetorit dhe janarit, mund të shkojë deri në 50-60. Për pediatrinë nuk është normale të paktën që nga periudha e COVID. Tani janë rikthyer fuqishëm virozat që nuk i patëm dy vitet e tjera. Ne alarmohemi nga temperatura që nuk e dominojmë dot tek fëmijët,” – u shpreh pediatrja Ikbale Lami.

Mjekja, thotë se simpomat janë të njëjta tek çdo fëmijë. Por në varësi të imunitetit dhe përballimi i tyre ndryshon, sidomos tek fëmijët nga 0 deri në 15 muajsh.

“Përgjithësisht kolla me sekrecione, temperatura, kemi tek moshat e vogla janë bronkilotet, ka pasur edhe raste me të vjella dhe bark. Temperatura që është shumë e lartë, kam pasur raste që e kam nisur dirket për QSUT, sepse janë raste që kërkojnë oksigjen, nuk i bën dot në qendër shëndetësore. Janë grupmosha 0-15 muajsh,” – sqaroi Lami.

E njëjta situatë paraqitet edhe për moshën e tretë.

Përpos virozave të stinës, sëmundjet bashkëshoqëruese, kanë shtuar akoma më shumë, problemet shëndetësore. Ata duhet të presin për disa orë, që të kryejnë vizitat.

Virozat prej disa javës kanë mbushur spitalet. Urgjenca e pediatrisë dhe QSUT, po përballen me një fluks pacientësh. Mungesa e mjekëve në rrethe, shton akoma dhe më shumë radhët e gjata.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026