‘Qëndrimi i Shqipërisë i qartë’, Peleshi reagon pas aneksimeve nga Rusia

30 Shtator 2022 | 18:00

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, Peleshi e cilëson këtë si një veprim të paligjshëm ndërsa thotë se qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, krah SHBA, BE e NATO.

“Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial”, shprehet Peleshi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Rusia ‘ndryshon’ kufijtë – si i ndryshon kjo rregullat e lojës?

Putin shpall aneksimin, Zelenski kërkon anëtarësimin e përshpejtuar në NATO

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026

“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën është shprehur se është ende herët për të nxjerrë përfundime nëse Shqipëria...
21:50 | 05/07/2026