Qeveria: Bizneset të punësojnë personat me aftësi të kufizuara

24 Nëntor 2022 | 21:02

Për çdo 25 punonjës, bizneset duhet të kenë të punësuar një person me aftësi të kufizuara, ose të paguajnë çdo muaj një rrogë minimale nëse nuk e plotësojnë këtë kriter.

Ky është ndryshimi i propozuar nga Qeveria në ligjin e 2019-s për nxitjen e punësimit.

Në dokumentacionet shoqëruese dhe relacion thuhet se nga ky parashikim do të punësohen gati 9 mijë persona me aftësi të kufizuara. Nëse zgjidhet varianti i dytë, ai i pagesës së rrogës minimale çdo muaj kostoja për bizneset do të jetë 230 milionë lek në vit.

Në të njëjtin ligj shtohet edhe pika e garancisë rinore të punësimit. Nga kjo garanci mund të përfitojnë mbështetje për kurse profesionale dhe aftësim në punë, 18 mijë të rinj nën 29 vjeç që nuk janë as në shkollë dhe as të punësuar.

Kostot e garancisë rinore do të varen nga forma e mbështetjes dhe iniciativat financiare për nxitjen e punësimit, që propozimi ja ngarkon Qeverisë që t’i hartojë me VKM.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026