Qeveria e re në Kosovë, Osmani: Së shpejti caktohet data për seancën konstitutive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shumë shpejt do të caktohet edhe data se kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Osmani, gjatë një prononcimi për gazetarë më 28 mars, tha se Presidenca ka pranuar sot shkresën zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pasi një ditë më parë u certifikuan rezultatet zgjedhore për votimet e 9 shkurtit.
Ajo tha se do të respektojë afatin ligjor që brenda 30 ditësh të thirret seanca konstituive.
“Për momentin, ekipi im ligjor është duke e analizuar se sa mund të ketë nevojë për kohë për përgatitje të kësaj seance, në mënyrë që kur të thirret seanca edhe të jetë e suksesshme, pra të jetë i suksesshëm konstituimi i Kuvendit. Gjithçka do të bëhet brenda afatit kushtetues. Për momentin nuk mund t’ju jap një datë, sepse dua të jem e saktë, por shumë shpejt do ta keni edhe datën”, tha Osmani.
Pas certifikimit të zgjedhjeve, hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja është mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin.
Propozimi për kryetarin e ri i takon partisë së parë në zgjedhje, në këtë rast, Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkaq, partitë më të mëdha politike propozojnë nga një kandidat për nënkryetar, por edhe deputetët e komunitetit serb dhe ata të komuniteteve joshumicë duhet të propozojnë nga një deputet për postin e nënkryetarit.
Kryetari dhe nënkryetarët zgjidhen me shumicë të votave. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre.
“Ndërprerjet gjatë seancës konstituive nuk mund të jenë më të gjata se 48 orë”, thuhet në Nenin 12, pika 5 e Rregullores së Kuvendit.
Vetëm pasi të ketë përfunduar seanca konstituive, presidentja mund të vazhdojë me obligimet e saj ligjore për të mandatuar partinë e parë për formimin e Qeverisë së re.
Megjithatë, është në diskrecionin e saj që të mandatojë më pas parti të tjera për të formuar ekzekutivin, nëse partia e parë nuk arrin të marrë mbështetjen e 61 deputetëve në Kuvend për Qeverinë e re.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës