Qeveria e re në RMV, për herë të parë kabineti qeveritar përbëhet nga tetë ministra shqiptarë
Qeveria e Maqedonisë së Veriut për herë të parë do të ketë tetë ministra shqiptarë, nga tre parti të ndryshme politike.
Sipas analistëve politikë, kjo ndarje e favorshme për shqiptarët sjell edhe përgjegjësi më të madhe për funksionarët dhe partitë politike, por edhe rrit pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Analisti nga Shkupi Ismet Ramadani thotë se kjo qeveri duhet të arrijë rezultate të prekshme dhe konkrete për të kënaqur pritjet e qytetarëve.
“Sa i përket numrit të ministrave, dikastereve, pozicionimit në këtë Qeveri, edhe pritja duhet të jetë më e madhe për faktin se kur të jepet përgjegjësi, mundësi duhet shfrytëzuar dhe rritet edhe përgjegjësia kuptohet. Shqiptarët për herë të parë janë të pozicionuar mirë, fortë në këtë Qeveri. Edhe sa i përket rëndësisë së resoreve dhe pozicionimit… Është krijuar një bindje në opinion se duhet të ketë rezultate konkrete, të prekshme, që qytetarët do t’i ndjejnë,” – shprehet analisti Ismet Ramadani.
Pas shumë vitesh “arkën e shtetit” do ta drejtojnë shqiptarët. Mes institucioneve që udhëheqin shqiptarët janë edhe Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë, ndërsa edhe zv/kryeministri për çështje ekonomike do të jetë shqiptar. Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike, thotë se diskriminimet nga e kaluara do të marrin fund, ndërsa Qeveria e re do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve.
“Ky moment në zhvillimin e politikave në Maqedoni të Veriut është privilegj për shqiptarët, do krijojmë mundësi për të gjithë përfshirë të rinjtë, vajzat dhe personat që jetojnë në zona të ndryshme rurale dhe urbane në mënyrë që të gjejmë mundësinë që në Maqedoninë e Veriut të mund të jetohet edhe më mirë nga sa është jetuar në të shkuarën,” – u shpreh zëvendës-kryeministri Fatmir Bytyqi.
Analisti Ismet Ramadani thotë se kanë qenë vetë funksionarët shqiptarë në qeverisjet e kaluara të pa interesuar për çështjet ekonimike.
“Ka pasur shumë komente dhe analiza që janë vërtetuar se shqiptarët si subjekte politike apo si funksionarë politik shumë pak i janë përkushtuar ekonomisë dhe arritjeve e projekteve ekonomike dhe vetë funksioni i tyre dhe përgjegjësia me këto dikastere do t’i vëjë subjektet shqiptare para përgjegjësisë më të madhe… Udhëheqësit shqiptar duhet të bëjnë pak më shumë sa i përket standardit dhe cilësisë së jetës së shqiptarëve,” – u shpreh Ramadani.
Kabineti qeveritar në Maqedonisë së Veriut ka 19 ministra. Shqiptarët përbëjnë 8 prej tyre, përfshi edhe Ministrin e Jashtëm për herë të parë që nga pavarësimi i vendit. Gashtë ministra shqiptarë vijnë nga BDI, ndërsa nga një prej LSDM-së dhe Lëvizjes Besa.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane