Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për emigrantët, pr.ligji kalon në Kuvend

15 Nëntor 2023 | 13:53

Qeveria ka miratuar ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë italiane, në lidhje me marrëveshjen për emigrantët.

Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e Kryeministrisë, bëhet me dije se Këshilli i Ministrave ka propozuar gjithashtu projekligjin për ratifikimin e marrëveshjes në parlament.

Tashmë duket se projekligji për marrëveshjen e emigrantëve është gati dhe pritet kalimi i tij në parlament.

Që marrëveshja të ratifikohet nga ligjvënësit, pas diskutimeve në komisione, kërkon minimalisht 71 vota në parlamentin e Shqipërisë.

“Këshilli i Ministrave vendosi Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i  bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thueht në vendimin e qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026