Qeveria rrit fondet për mbrojtjen nga katastrofat, sa lekë do të marrin bashkitë
Bashkitë e vendit do të marrin 1.2 miliardë lekë nga buxheti i vitit të ardhshëm për mbrojtjen nga katastrofat, një fond që është 200 milionë lekë më i lartë se ai aktual.
Vitin e ardhshëm, 61 bashkitë do të kenë në dispozicion këtë shumë për të menaxhuar situata të rrezikshme si zjarret dhe përmbytjet e mundshme.
Buxheti i rritur synon të adresojë nevojat që institucione si Banka Botërore dhe organizata të tjera kanë identifikuar në raportet e tyre mbi rreziqet klimatike.
Me këto fonde, do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 80% e hidrovoreve në vend, krahasuar me 75% këtë vit, me qëllim parandalimin e përmbytjeve.
Ekspertët e pushtetit vendor vlerësojnë se fondi i vitit të ardhshëm mund të jetë i mjaftueshëm, por njëkohësisht mund të nxisë rritjen e faturave lokale në rast nevoje për kompensime në tokat e përmbytura.
Shqipëria renditet si vendi më i ekspozuar ndaj katastrofave në Evropë, duke theksuar nevojën për masa shtesë në parandalimin dhe menaxhimin e tyre.
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën
- 20:15 Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:13 “Zgjedhjet vendore, do tregojnë sa mbështetje do ketë protesta”, Klosi: Shumë mirë që u kanalizuan politikisht!
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda