Qeveria të ndërpriste kontratat për inceneratorët, thotë ish-deputetja e LSI
Qeveria duhet të kishte ndrëprerë kontratat për inceneratorët për sa kohë ka deputetë e zyrtarë te arrestuar, dhe drejtues të kompanive në kërkim.
Kështu u shpreh në emisionin Mirëmëngjes në Euronews Albania, ish-deputetja e LSI-së Silva Cako.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua në dhjetor 2021 me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv si dhe ‘pastrimi parash’ gjatë procedurave për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu për korrupsion aktiv dhe pastrim parash, por janë në arrati. Këty të dy zotërojnë kompanitë që kanë aktualisht kontrata për ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Tiranës.
SPAK kërkoi të martën arrestimin e 10 personave për inceneratorin e Fierit të martën. Një ndër të arrestuarit është deputeti i PS-së, Alqi Bllako.
Silva Caka thotë se SPAK nuk duhet të kishte nisur me këta persona, të cilat sipas saj janë “të parëndësishëm në raport me peshën e kësaj afere”.
LEXONI GJITHASHTU:
Korrupsion dhe pastrim parash, SPAK akuza zyrtare për Kokën dhe Bllakon
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil