Qeveria thotë se tenderat nuk janë sekrete, përse nuk publikohen?

28 Prill 2020 | 16:52

Mbrëmë kisha në intervistë Zv/Kryeministrin e vendit Erion Braçe dhe nga dje e sot mediat kanë publikuar pohimin e tij se kontratat e miratuara me vendimet e qeverisë, pra VKM, janë të publikuara në Fletoren Zyrtare nuk janë sekrete. Ky qëndrim erdhi pas akuzave të opozitës e cila prej ditësh bën publikisht pyetjen përse janë bërë tendera sekrete dhe përse nuk publikohen kontratat e tenderave me të cilët janë blerë maskat apo kit-etkëto ditë krize nga coronavirus.

Edhe kryeministri i vendit në një video-përgjigje për akuzat e opozitës në fundjavë deklaroi se tenderat nuk janë sekrete. Por, deri në këto momente kontratat e këtyre tenderave nuk janë bërë publike.

Euronews Albania ka kërkuar nëpër publikimet e VKM-ve në Fletoren Zyrtare, por për tenderat në fjalë nuk është publikuar kontrata apo teksti bashkëlidhur siç thuhet në përmbajtjen e VKM. Pyetja që duam të shtrojmë sot për përgjigje nga qeveria është; Perse nuk publikohen kontratat meqenëse nuk janë sekrete? Përse nuk ka transparencë për këto tendera?

Të vetmet kontrata që nuk publikohen janë ata që përfshihen në nenin 6 të ligjit të prokurimeve publike, janë ato sekrete, për të cilat ka masa të veçanta sigurie dhe diktohen nga interesa thelbësore të shtetit.

Kryeministri dhe zv Kryeministri i Shqipërisë thonë që nuk është ky rasti dhe tenderet nuk janë sekrete. Atëherë perse nuk publikohet ne Fletoren Zyrtare dhe kontrata apo teksti bashkëlidhur? A është transparente kjo?

Transparanca e plotë, dhe jo humori e as sarkazma është ilaçi i çdo dyshimi që mund të thërrmohet me fakte e faqe të publikuara në emërndershmërisë politike dhe institucionale. Qeveria të bëj transparente kontratat!

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021