Qiratë në Tiranë| Hyrja 1+1 minimalisht 300€, ekspertët: Pritet të ketë rritje

Tirana me çmimet e apartamenteve më të shtrenjta
30 Tetor 2023 | 16:35

Veç çmimeve të apartamenteve, rritje të konsiderueshme kanë pësuar dhe banesat me qira. Në Tiranë vlera minimale e një banese me qira është 300 euro në muaj. Ekspertët thonë se tregu nuk është stabilizuar dhe se rritja do të vijojë.

“Në fakt në fazën që jemi aktualisht çmimet për qira janë gjatë gjithë kohës në rritje. Kjo për arsye të ndërtimeve të reja, që i blejnë më shtrenjtë sesa më parë, plus dhe investimi që bëjnë ata në mobilim,” – tha agjentja imobiliare, Romina Elezi.

Sa më pranë qendrës, aq më e lartë qiraja. Zona e 21 Dhjetorit, Blloku, rruga e Elbasanit, Myslym Shyri, janë disa nga vendndodhjet më të shenjta sa i takon qirave.

“Çmimi më i ulët kemi Kamzën, kthesën e Kamzës, kalojmë nga Fresku, por për Astirin dhe Yzberishtin nuk mund të them më që është çmim i ulët. Në Astir flasim 1+1, 350 euro, 2+1 400 euro e sipër,’ – tregoi Elezi.

Ndryshime ka dhe në kohën e marrjes së një hyrje me qira. Pronarët nuk preferojnë studentët, kjo për shkak të afatit të shkurtër që të rinjtë prenotojnë. Kontratat preferohet të jenë të paktën 1-vjeçare.

Ardhja e të huajve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri ka qenë një tjetër faktor për rritjen e qirave, me të paktën 100 euro për një vit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026

Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama

Protestuesit këtë të shtunë kanë shfaqur shkrime në muret e Kryeministrisë. Ndryshe nga ditët e kaluara të protestës këtë të shtunë ata nuk kanë shfaqur...
21:12 | 27/06/2026

Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë

Në ditën e 28-të të tubimit qytetar në Tiranë, aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën këtë të shtunë përpara qytetarëve, duke përcjellë një...
21:11 | 27/06/2026