QSUT, 2200 ndërhyrje për heqjen e perdes së syrit në 8 muajt e parë të 2025

18 Shtator 2025 | 17:11

Ndërhyrjet në sy për kataraktën apo atë që njihet në gjuhën popullore si perdja e syrit, tashmë janë kthyer në një rutinë për mjekët okulist në Spitalin Francez, pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Perdja e syrit haset më shumë tek të moshuarit dhe disa të sëmurë kronik, duke shkaktuar kështu turbullim të shikimit.

“Nga janari deri tani mesatarisht janë bërë 2200 ndërhyrje kirurgjikale. Është një ndërhyrje që është ditore, diabetikët janë një pjesë e kategorisë  që përfitojnë ndërhyrjen e kataraktës”, thotë Ermal Simaku, okulist QSUNT.

Por gjatë sezonit veror, në Spitalin Francez në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk kanë munguar si pacientë dhe të huajt që gjendeshin për pushime në vendin tonë.

Ndërhyrjet për heqjen e perdes së syrit me kirurgji, bëhen me anë të një sistemi të planifikimit që bëhet nga mjekët në të gjitha poliklinikat e vendit. Në Spitalin Francez paraqiten mesatarisht 200 urgjenca, prej të cilëve 50 janë për probleme të syrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026