Ekskluzive/ Euronews sjell pamjet e Spitalit të ri të Zemrës, shërbimet në 4 kate

14 Shtator 2025 | 19:03

Euronews Albania vizitoi ambientet e reja të spitalit të ri të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare, që po përgatiten për të nisur funksionimin brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Gazetarja Brunilda Cami zhvilloi një intervistë me Dr. Krenar Lilajn, shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, i cili dha detaje mbi organizimin e hapësirave dhe mënyrën e funksionimit të spitalit të ri të zemrës.

Sipas Dr. Lilajt, godina e re është e strukturuar në katër nivele: Në katin e parë ndodhen dhomat e vizitave dhe zyrat e mjekëve, në katin e dytë është vendosur Shërbimi i Kardiokirurgjisë, në katin e tretë funksionon Kirurgjia Vaskulare ndërsa në katin e katërt, i cili është edhe kati i fundit, ndodhen sallat e operacionit.

Dr. Lilaj bëri të ditur se spitali i ri është projektuar sipas standardeve të spitaleve më moderne në botë.

Një nga risitë kryesore është rritja e numrit të sallave të operacionit: nga tre në spitalin ekzistues, tashmë do të jenë pesë salla, për të mbuluar dy shërbimet — Kardiokirurgjinë dhe Kirurgjinë Vaskulare.

“Sallat janë të pajisura me hapësirat e nevojshme dhe një tjetër risi është salla hibride, ku do të kryhen procedura për patologjitë vaskulare,” tha Dr. Lilaj.

Ai shtoi se është përllogaritur që në këtë spital të kryhen rreth 1000 ndërhyrje në zemër në vit.

Do të ketë gjithashtu 13 shtretër për terapi intensive, si dhe hapësira të dedikuara për pacientët e kirurgjisë pediatrike.

“Do të ketë edhe rritje të gamës së ndërhyrjeve kirurgjikale,” përfundoi fjalën e tij mjeku Krenar Lilaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha

E ftuar këtë të diel në Health O’Clock me Brunilda Cami, doktoresha Marsida Duli foli në lidhje me hipertensionin, ku sipas të dhënave thuajse 1...
18:06 | 24/05/2026

Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë

Në emisionin Health O’clock këtë të diel në Euronews Albania, me moderatore Bruna Cami, ka qenë e ftuar nëna e një fëmije me spektër autik....
17:24 | 05/04/2026

Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe

Sidi Dunolli, embriologia e cila drejton laboratorin në Qendrën Koço Glozhieni, rrëfen në Health o’Clock me moderatoren Bruna Cami në Euronews Albania mbi eksperiencën e...
17:31 | 29/03/2026