Vala e të nxehtit në Berat, shpeshtohen problemet e zemrës

28 Korrik 2023 | 16:50

Berati po kalon ditët më të nxehta të përjetuara më parë. Në disa zona të këtij qyteti temperaturat arritën nga 42 gradë deri në 45 gradë.

Për të përballur motin ekstrem edhe në Berat, janë në terren mjekë dhe specialist të Shërbimit të Kujdesit Parësor ku ofrojnë kontrolle të shëndetit dhe këshillime për oraret e daljes.

“Problematika serioze nuk kemi hasur por kemi pasur në fakt, janë një pjesë e njerëzve  me hipertension të lartë që nuk e dinë se e kanë dhe me rrahje të shpeshta të zemrës, ne i kemi këshilluar që ata mos të dalin në oraret e pikut por të qëndrojnë nëpër shtëpia në ambiente të freskëta të dehidratohen”,-tha Çlirim Lapardhaja, specialist i kujdesit parësor.

Përveç qytetarëve të Beratit të shumtë kanë qenë edhe turistët e huaj, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore tek bluzat e bardha.

“Është një shërbim i mirë që qyteti i beratit i bënë turistëve dhe komunitetit sepse  në këto momente me të nxehtin e lartë është ë rëndësishme të kontrollosh temperaturën dhe oksigjenin në gjak, komplimente për këtë shërbim që e ofroni falas të gjithë personave që janë këtu në këtë shesh”,-tha turisti italian.

Kuçova, ishte një ndër ato vende të Shqipërisë, ku temperaturat arritën deri në 50 gradë Celsius.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026