QSUT: Dy spitalet COVID me nga dy psikologë fiks dhe të tjerë në gatishmëri

18 Nëntor 2020 | 20:49

Pacientët me COVID-19 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ndiqen nga katër psikologë fiks ndërsa drejtoria ka vënë në gatishmëri një “listë të tjerësh në pritje”, në rast se situata do të ketë nevojë.

Kjo u konfirmua për Euronews Albania nga drejtoria e QSUT-së pas një kërkese për informim që dërgoi redaksia digjitale #KUBI.

“Duke vlerësuar nevojat e pacientëve në secilin nga spitalet janë të atashuar dy psikologë, por njëkohësisht kemi në dispozicion një listë psikologësh “On-Call” në rast se fluksi i pacientëve që kanë nevojë për intervenim psikologji rritet,” – u tha nga drejtoria e spitalit në përgjigjen për Euronews Albania, pa specifikuar numrin e psikologëve të tjerë të gatshëm.

Çështja në fjalë u ngrit si shqetësim nga Euronews Albania, pasi në një reportazh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” u vu re mungesa e psikologut si shërbim ndaj të sëmurëve me COVID-19. Në këtë spital i dhanë fund jetës duke u hedhur nga lartësia tre pacientë, të cilët u tha se vuajtën rëndime psikologjike si pasojë e sëmundjes.

Së fundmi, pas rritje së të infektuarve, në QSUT u hap spitali i tretë që trajton të sëmurët me COVID-19 dhe për këtë redaksia digjitale e Euronews Albania kërkoi informacione nga drejtoria e spitalit nëse ka marrë masa për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Drejtoria e QSUT-së thekson se dy psikologët e angazhuar në dy spitalet COVID-1 dhe COVID-3 “i ndjekin rastet me kohë të plotë dhe duke u gjendur fizikisht pranë mjekëve dhe të sëmurëve”.

Pyetur se në çfarë mënyre bëhen ndjekjet e rasteve, drejtoria e QSUT-së tha se ndjekja “bazohet në vlerësimin e gjendjes shëndetësore të pacientëve” kjo “referuar nga mjeku trajtues”.

“Për pacientët në gjendje të moderuar, aplikohet intervenim psikologjik. Për pacientët që manifestojnë forma të rënda të ankthit depresionit, panikut etj. aplikohet intervenimi psikologjik duke u kombinuar me psikoterapi,” – u tha nga drejtoria e spitalit për Euronews Albania.

Për sa i përket rasteve që shfaqin simptoma të rënduara apo prirje për vetëvrasje, QSUT thotë se “punohet në ekip multi-disiplinar psikologu, mjeku kurues dhe mjeku psikiatër për të vlerësuar në dinamikë gjendjen e pacientit dhe për të parandaluar krizën psikologjike që mund të çoj deri në akte suicidale”.

Një javë më parë në spitalin COVID-1 u përpoq të vetëflijohej duke u hedhur nga lartësia një pacient 69-vjeçar. Ai mundi t’i mbijetonte hedhjes, por pësoi ndërlikime të rënda shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve u nda nga jeta një ditë më vonë.

Aktualisht në tre spitalet COVID, bashkë me atë “Shefqet Ndroqi”, gjenden të shtruar 420 pacientë.

 

Lexoni gjithashtu:

“Nuk është një lojë” Euronews Albania sjell dëshmitë nga brenda COVID-2

Tregtimi i bombolave të oksigjenit për trajtimin e COVID në shtëpi, Prokuroria nis hetimet

Importi i barnave rritet me 42%: antibiotikë, vitamina, kortizonikët dhe antikoagulantët me konsum të shtuar

Me Charter dhe fatura mijëra euroshe, 270 shqiptarë u trajtuan për COVID jashtë shtetit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022